Mehaj: Gëzuar të gjithëve, fat e mbarësi, me urimin për të gjithë besimtarët musliman

HomeLajmeKosovë

Mehaj: Gëzuar të gjithëve, fat e mbarësi, me urimin për të gjithë besimtarët musliman

Urimi i Bajramit nga Ministri Mehaj:

Të dashur besimtarë myslimanë,
Sakrifica për të mirën, të drejtën, të vërtetën dhe dashurinë mes nesh është mesazhi më kuptimplotë hyjnor i Festës së Sakrificës, Kurban Bajramit.

Vlera e solidaritetit ka qenë themeli i kohezionit të bashkëjetesës dhe harmonisë mes njerëzve gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Prandaj më shumë se festë, është rikthim në vlerësimin me devotshmëri të madhështisë dhe hyjnores së kësaj vlere edhe te Zoti i Madhërishëm.

Sfidat që kaluam me pandeminë e po kalojmë me përmbytjet, e dëshmojnë se sa shumë kemi nevojë për solidaritetin mes nesh dhe sakrificën për njëri-tjetrin e sidomos për ata që kanë nevojë.

Gëzuar të gjithëve, fat e mbarësi, me urimin për të gjithë besimtarët musliman në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së, NALT-it, KFOR-it, këshilltarëve bilateral të vendeve aleate, e sidomos atyre që janë në misione larg familjeve të tyre.
Gëzuar qytetarë të vendit tim.
Gëzuar festën e sakrificës, Kurban Bajramin!

COMMENTS