Mediat nga shqipëria publikojnë emrin e kuksianit të vrarë në Prizren, thonë se dorasi është “Kobra”

1 minute, 3 seconds Read

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lokal nate në Prizën. 31-vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Kukësit është identifikuar si Visart Cengu ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë te Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i DVP Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të natës “Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet pas sherrit.

Konflikti në lokal ishte i çastit, fizik jo me armë. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në Spitalin Rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore. /abcnews.al

Publikime te ngjashme