fbpx

Mediat gjermane: Frika e luftës është përhapur në BeH dhe Kosovë

HomeLajmeKosovë

Mediat gjermane: Frika e luftës është përhapur në BeH dhe Kosovë

Serbët dhe kroatët besnikë ndaj Kremlinit duan të shkatërrojnë Bosnjën duke shpallur shtete të pavarura. Mercenarët rusë dyshohet se janë tashmë në rajon”.

Kështu shkruan korrespondentja nga Sarajeva, Adelhaid Velfl  në një artikull të titulluar “Putini dhe zjarrvënësit e tij” për të përditshmen zvicerane Neue Zürcher Zeitung, transmeton Deutsche Welle.

“Në Bosnje dhe Hercegovinë, frika e luftës është përhapur, konflikti mes kosovarëve dhe serbëve po vlon sërish dhe qeveria reformiste në Bullgari ka rënë, pjesërisht për shkak se mbështeti linjën e ashpër të BE-së kundër Rusisë. Por Bosnja, ku zgjedhjet mbahen në tetor, është një pikë veçanërisht e cenueshme në atë hartë rreziku”, shkruan gazeta zvicerane.

Në këtë artikull thuhet se Millorad Dodik dhe miqtë e tij në Kremlin nuk janë kërcënimi i vetëm për Bosnjën. Edhe Dragan Çoviç, kreu i partisë boshnjako-kroate kërcënon vazhdimisht me “riorganizimin institucional dhe territorial” të shtetit, pra krijimin e një entiteti të tretë brenda shtetit. Shkurt, shpërbërjen e Bosnjës.

x