Connect with us

Lajme

Me urdhër të Vuçiçit Ushtria Serbe ka sjellë përforcime në kufinjtë me Kosovën

Publikuar

me

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e ka urdhëruar të dielën shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, që të shkojë në Rashkë, në afërsi të kufirit me Kosovën.

17 ditë nga vendosja e barrikadave, gazetari flet nga veriu i Kosovës për Report Tv: S’është bërë asnjë përpjekje për t’i larguar, banorët janë izoluar
Mojsiloviç ka thënë se situata e agravuar, ditët e fundit akoma më tepër edhe nga media, kërkon praninë e ushtrisë serbe atje. Ai ka theksuar se detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë shumë të qarta.

Disa media serbe raportuan për shkëmbime zjarri në Zubin Potok dhe sipas tyre kanë ndodhur rreth orës 20:00. Mediat serbe shprehen se kjo kishte ndodhur sepse policia e Kosovës kishte dashur t’i hiqte barrikadat në këtë komunë.

Reklama