Me rezultat të thellë, Man City eliminon Chelsean nga FA Cup

1 minute, 2 seconds Read

Manchester City e ka eliminuar Chelsean nga FA Cup, pasi e mposhti 4-0 në rrethin e 1/32 të finales.

Pas 23 minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi, falë një goli mahnitës nga Riyad Mahrez nga gjuajtja e lirë.

City nuk u ndal me kaq, dhe pas shtatë minutash shënoi edhe të dytin, tani me anë të Julian Alvarez që realizoi nga penalltia.

Kaluan tetë minuta nga goli i dytë, dhe lojtarët e Pep Guardiolas shënuan edhe të tretin, tani përmes Phil Foden, me Kyle Walker që ishte asistuesi.

Me disa zëvendësime në pjesën e dytë, Chelsea ia doli paksa ta ndalte hovin e Cityt, por këta të fundit e realizuan edhe të katërtin.

Mahrez realizoi edhe të dytin personal në ndeshje, tani në minutën e 85-të nga penalltia për rezultatin final 4-0.

Chelseat tani i mbetet të fokusohet në Ligën Premier, derisa as aty nuk është se po ka rezultate, shkaku që gjendet në vendin e dhjetë me 25 pikë. /Telegrafi

Publikime te ngjashme