27-vjecari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk TEG.

Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm. Dyshohet se shpërthimi të jetë telekomanduar në distancë, ndërsa si pasojë e plagëve, 27-vjecari Sadikaj, humbi jetën, në spital.

Top Channel, ka publikuar vetëm pak çaste pasi ndodhi shpërthimi i tritolit në makinë. I tëri mjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa shtëllunga tymi të zinj, mbuluan zonën.

27-vjecari është nxjerrë i gjallë nga makina, dhe ndihma e parë i është dhënë nga kalimtarë të rastit. Si pasojë e shpërthimit të fortë në makinë, të riut iu këputën gjymtyrët.