fbpx

Me breshëri raketash Ukraina godet infrastrukturën kyçe të Rusisë në Khersonin e pushtuar

HomeLajmeBota

Me breshëri raketash Ukraina godet infrastrukturën kyçe të Rusisë në Khersonin e pushtuar

Një urë kyçe që është mbajtur nga Rusia në qytetin e pushtuar nga rusët, Kherson, u godit me një breshëri raketash nga forcat ukrainase, të cilat duket se shtojnë operacionet për kthyer qytetin.

Sipas videove të publikuara dhe rrëfimeve të dëshmitarëve, deri në 18 shpërthime ndodhën në urën Antonivskiy mbi lumin Dnipro, një nga rrugët kryesore ruse të furnizimit në Kherson, e cila është e mbrojtur nga sistemi mbrojtës rus kundër raketave që me sa duket nuk arriti të parandalonte sulmet.

Në një seri tjetër videosh të postuara në Telegram ku mund të dëgjoheshin shpërthime të forta, ushtria ukrainase tha: “Shpërthime në zonën e urës Antonivskiy”, shkruan The Guardian.

Ura ishte nën sulm të përsëritur javën e kaluar pasi Ukraina është përpjekur të ndërpresë disa rrugë që Rusia mund të përdorë për të lëvizur armë të rënda brenda dhe afër Khersonit, duke përfshirë një rrugë mbi digën në Nova Khakovka aty pranë.

COMMENTS

x