fbpx

Me armë në kokë/ Grabitësi i merr orën turistit zvicerian, por e kthen pas 5 minutash

HomeLajmeShqiperi

Me armë në kokë/ Grabitësi i merr orën turistit zvicerian, por e kthen pas 5 minutash

Një ngjarje e çuditshme, si një skenë filmi ka ndodhur në Piazza Trieste e Trento, në qendër të Napolit.

Teksa dy turistë nga Zvicra pinin kafe në një tavolinë, një i ri, i veshur tërësisht me të zeza, fillimisht bën një xhiro në pjesën e jashtme të belvederit të lokalit dhe më pas me një pistoletë në dorë u drejtohet dy të rinjve.

Ai kërkon një orë të shtrenjtë që njëri prej të rinjve mbante në dorë dhe më pas largohet. Por sapo situata është qetësuar, grabitësi është rikthyer në vendin e krimit, por këtë herë jo për të grabitur por për t’i kthyer orën zvicerianit. Mesa duket, ora ishte false dhe grabitësit nuk do t’i vlente, kështu që ai vendosi që ta kthente.

COMMENTS

x