fbpx

“Me 600 mijë euro të Martin Berishajt do të mbuloheshin shtesat për ¼ e mësimdhënësve”

HomeLajmeKosovë

“Me 600 mijë euro të Martin Berishajt do të mbuloheshin shtesat për ¼ e mësimdhënësve”

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka kritikuar përsëri qeverinë Kurti dhe Presidenten Osmani për mbrojtjen e ambasadorit Martin Berishaj.

Në një postim në Facebook, Gjoshi ka bërë një krahasim duke thënë se me 600 mijë euro të keqpërdorura nga Martin Berishaj do të mbuloheshin shtesat për një të katërtën e mësimdhënësve.

“Veç me 600,000€ e mikut personal të Albin Kurtit, Martin Berishës, ishin kryer shtesat për 6,000 mësues, pra gati 1/4 e tyre. A po e shihni pse e mbrojnë Martinin, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe e gjithë Vetëvendosja? A po e shihni se çfarë vlere ka ambasadori i tyre?”, ka shkruar ai.

x