fbpx

Mbrojtja e Krasniqit kërkon miratimin e kërkesës për asistencë dhe bashkëpunim me një shtet të tretë që refuzoi bashkëpunimin

HomeLajmeKosovë

Mbrojtja e Krasniqit kërkon miratimin e kërkesës për asistencë dhe bashkëpunim me një shtet të tretë që refuzoi bashkëpunimin

brojtja e Jakup Krasniqit ka kërkuar që gjykata ta miratojë kërkesën për asistencë dhe bashkëpunim me një shtet të tretë që ka refuzuar bashkëpunimin.

Kjo është bërë e ditur përmes kërkesës së publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas shkresës, në bazë të rregullit 208 (2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, mbrojtja e Jakup Krasniqit ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin e [REDAKTUAR].

Aty thuhet se kërkesa aktuale është dorëzuar pas refuzimit të [REDAKTUAR] për t’i dhënë mbrojtjes informacione dhe dokumente materiale për përgatitjen e çështjes së saj dhe se refuzimi i [REDAKTUAR] për të bashkëpunuar pengon ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur për gjykim.

“Më 2 qershor 2022, Mbrojtja paraqiti një Kërkesë për Asistencë (KPA) tek [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], duke kërkuar [REDAKTUAR] që: (i) të konfirmojë që, sipas informacionit të vënë në dispozicion te Mbrojtja, [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], dhe [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], [REDAKTUAR] dhe t’i japë mbrojtjes [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR]”, thotë kjo shkresë.

Tutje, thuhet se më 5 korrik 2022, [REDAKTUAR] i drejtoi një letër administratores së Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke shpjeguar se [REDAKTUAR] nuk kishte ndërmend t’i përgjigjej KPA-së të dorëzuar nga mbrojtja sepse: (i) as [REDAKTUAR], as [REDAKTUAR], [REDAKTUAR]; dhe (ii) [REDAKTUAR]. Megjithatë, thuhet se letra gjithashtu [REDAKTUAR].

Më 13 korrik 2022, thuhet se administratorja ia transmetoi mbrojtjes letrën e mësipërme, duke shtuar se zyra e sekretarit mbeti e disponueshme për të ndihmuar në çdo komunikim dhe ndërveprim midis mbrojtjes dhe [REDAKTUAR], në përputhje me Rregullën 198 të Rregullave.

Sipas kësaj shkrese, më 14 korrik 2022, mbrojtja i kërkoi administratores që t’ia transmetonte KPA-në [REDAKTUAR] në përputhje me Rregullën 198 të Rregullave. Administratorja e transmetoi KPA-në më 18 korrik 2022.

“Më 18 gusht 2022, [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], iu përgjigj administratores, duke përsëritur se [REDAKTUAR] nuk ka ndërmend t’i përgjigjet KPA-së për arsyet e përshkruara në letrën e saj të datës 5 korrik 2022”, thuhet në këtë shkresë.

Tutje, thuhet se mbrojtja parashtron se kërkesa aktuale plotëson tre kërkesat e përcaktuara në rregullën 208 (2) të Rregullores.

Sipas shkresës, duke marrë parasysh rëndësinë e informacionit të kërkuar për përgatitjen e mbrojtjes për gjykim, si dhe refuzimin e përsëritur të [REDAKTUAR] për t’iu përgjigjur KPA-së, është e nevojshme që mbrojtja të aplikojë për ndërhyrjen e gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Baza ligjore për ndihmën dhe bashkëpunimin e [REDAKTUAR] me DhSK-në sigurohet nga marrëveshja dypalëshe ndërmjet [REDAKTUAR] dhe Republikës së Kosovës [REDAKTUAR]. Sipas nenit 1 të këtij traktati, palët [REDAKTUAR]. Siç specifikohet më tej në nenet [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR], një ndihmë e tillë ligjore përfshin “[REDAKTUAR]”, thuhet tutje.

Po ashtu, thuhet se ndihma dhe bashkëpunimi i kërkuar bien plotësisht brenda fushëveprimit të [REDAKTUAR].

“Së pari, statusi i Dhomave të Specializuara si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë së Kosovës e kualifikon gjyqtarin e procedurës paraprake si “autoritet gjyqësor” për qëllimin e një kërkese për ndihmë të paraqitur në bazë të traktatit. Së dyti, përmbajtja e ndihmës së kërkuar është e kufizuar në [REDAKTUAR], duke përfshirë kështu objektin e neneve [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] të traktatit”, thuhet në këtë shkresë.

Sipas mbrojtjes, ky interpretim konfirmohet më tej nga gjuha e letrave refuzuese të [REDAKTUAR], në të cilat ai refuzoi t’i përgjigjej KPA-së së mbrojtjes duke thënë se traktatet në fuqi nuk janë “[REDAKTUAR]”, por vetëm [REDAKTUAR]. Ata thonë se është e qartë se refuzimi nuk ka të bëjë me bazueshmërinë e kërkesës, por thjesht kundërshton faktin se kërkesa [REDAKTUAR].

Tutje, thuhet se qëndrimi i përsëritur i [REDAKTUAR] se ai “[REDAKTUAR]” ndaj KPA të mbrojtjes, e bën të qartë se refuzimi i saj për të ofruar ndihmë është përfundimtar dhe se pas refuzimit, mbrojtjes nuk i është dhënë asnjë material apo informacion.

Në vijim thuhet se kriteri i tretë i përcaktuar në Rregullën 208 (2) (c) kërkon që parashtruesi të tregojë se informacioni dhe dokumentet e kërkuara nga mbrojtja janë materiale për përgatitjen e saj për gjykim dhe çështjen e saj.

“Në dritën e sa më sipër, mbrojtja me respekt kërkon nga gjyqtari i procedurës paraprake që: (i) ta miratojë këtë kërkesë; dhe (ii) kërkesa [REDAKTUAR] të bashkëpunojë me kërkesën e mbrojtjes për asistencë”, thuhet në fund të shkresës.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

x