fbpx

Mbreti Charles III: Pesë gjera që mbreti Charles i ka thënë rreth Islamit dhe Muslimaneve

HomeLajmeBota

Mbreti Charles III: Pesë gjera që mbreti Charles i ka thënë rreth Islamit dhe Muslimaneve

Në vitin 1996, myftiu i madh i Qipros, në mënyrë tronditëse, akuzoi Charles III – mbretin e ri britanik – se ishte fshehurazi mysliman.

“A e dini se Princi Charles është konvertuar në Islam. Po, po. Ai është musliman. Nuk mund të them më shumë. Por kjo ndodhi në Turqi. Oh, po, ai u konvertua në rregull,” tha tashmë i ndjeri Nazim Al-Haqqani.

“Kur të ktheheni në shtëpi, kontrolloni se sa shpesh ai udhëton në Turqi. Do të zbuloni se mbreti juaj i ardhshëm është musliman.”

Buckingham Palace thjesht u përgjigj myftiut: “Pa kuptim”.

Charles, i cili u bë monarku i ri javën e kaluar pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96-vjeçare, nuk është një mysliman i fshehtë – por admirimi dhe njohuria e tij për besimin islam është e dokumentuar mirë.

73-vjeçari, i cili tani është kreu i Kishës së Anglisë, ka mbajtur disa fjalime ndërsa ishte në pritje për tema teologjike dhe historike që lidhen me myslimanët dhe Islamin.

Ai madje një herë zbuloi se kishte mësuar arabisht për të kuptuar më mirë Kuranin – një fakt për të cilin ka marr lavdata nga imami i Xhamisë Qendrore të Cambridge javën e kaluar gjatë një predikimi.

Middle East Eye hedh një vështrim në disa nga referencat më domethënëse të Charles III për Islamin gjatë dekadave.

Mjedisi dhe bota natyrore

Charles ka mbrojtur prej kohësh çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike, duke u thirrur herë pas here në teologjinë islame për këtë temë.

Në një fjalim të vitit 1996 të titulluar “Një ndjenjë e të shenjtës: Ndërtimi i urave midis Islamit dhe Perëndimit”, ai sugjeroi se një vlerësim i pikëpamjeve islame mbi rendin natyror do të “na ndihmonte në Perëndim të ri mendonim, dhe për të mirë, administrimin tonë praktik të njeriut dhe mjedisit të tij”.

Charles i shtjelloi ato pikëpamje në një fjalim të vitit 2010 në Qendrën e Oksfordit për Studime Islame, qendër të cilën ai ka mbrojtur që nga viti 1993.

“Nga ajo që di për mësimet dhe komentet thelbësore të Islamit, parimi i rëndësishëm që duhet të mbajmë parasysh është se ka kufij për bollëkun e natyrës,” tha ai.

“Këto nuk janë kufij arbitrar, ata janë kufij të vendosur nga Zoti dhe, si të tillë, nëse kuptimi im i Kuranit është i saktë, myslimanet janë të urdhëruar që të mos i shkelin ato.”

Ai më vonë e përshkruan Islamin si zotërues të “njërit prej thesareve më të mëdha të diturisë së akumuluar dhe njohurive shpirtërore të disponueshme për njerëzimin” – një traditë që ai tha se ishte errësuar nga një shtytje drejt “materializmit perëndimor”.

“E vërteta e papërshtatshme është se ne e ndajmë këtë planet me pjesën tjetër të krijimit për një arsye shumë të mirë – dhe kjo është, ne nuk mund të ekzistojmë vet pa rrjetën e ndërlikuar të ekuilibruar të jetës rreth nesh.

“Islami gjithmonë e ka mësuar këtë dhe të injorosh atë mësim është mos përmbushje e kontratës sonë me Krijimin.”

Ai vazhdoi të përmendte shembuj të planifikimit urban islam gjatë shekujve, duke përfshirë sistemet e ujitjes në Spanjë 1200 vjet më parë, si shembuj se si “mësimet profetike” mbajtën planifikimin afatgjatë të burimeve në favor të “ekonomisë afatshkurtër”.

Në të vërtetë, kopshti i Charles III në shtëpinë e tij në Gloucestershire është frymëzuar nga traditat dhe bimët islame të përmendura në Kuran.