fbpx

Mblidhet Qeveria – miraton dy vendime dhe një nismë

HomeLajmeKosovë

Mblidhet Qeveria – miraton dy vendime dhe një nismë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike, të 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë. 

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se është miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

“Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.

COMMENTS

x