fbpx

Mblidhen veteranët, pritet ta shqyrtojnë propozimin e Kurtit

HomeLajmeKosovë

Mblidhen veteranët, pritet ta shqyrtojnë propozimin e Kurtit

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës është mbledhur sot.

Në këtë takim, pritet të diskutohet dhe të merret një vendim për propozimin që organizatave të dala nga lufta u ka ardhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka paralajmëruar edhe vet kreu aktual i OVL-së, Faton Klinaku.

Klinakut nuk po i pëlqen aspak pjesa e propozimit të Kurtit për pastrim të listave, pasi thotë se një gjë e tillë është nën kompetencë të prokurorisë.

Kërkesa e tij është e qartë: veteranëve duhet t’u rriten pensionet.

“Deri sa të bëhet ligj i ri, vlen ligji i vjetër, pra duhet të rritet paga minimale në Kosovë e krahas saj edhe beneficioni i veteranit që lidhet me të. Ligj i ri për vlerësim e verifikim, përveç dosjeve që janë në prokurori e nuk ka se si bëhet, është edhe ndërhyrje në procesin gjyqësor”, tha dje Klinaku.

COMMENTS

x