Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, pas takimit të zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit për shkak të rritjes së numrave me covid 19, ka një njoftim lidhur me situatën pandemike në vend.
Në këtë njoftim, ndër të tjera thuhet se ngadalësimi i rritjes së rasteve do të sigurojë funksionimin e sistmeit shëndetësor dhe mosrrezikimin e një fluksi të përnjëhershëm të pacientëve në spitale, shkruan lajmi.net
Më tutje, thuhet se ngadalësimi i rritjes së rasteve do t’iu japë kohë qytetarëve të vaksinohen sa më masivisht me dy dozat e para, por edhe me dozë përforcuese.
Njoftimi i plotë:
Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 gjatë ditëve të fundit, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.
Në këtë takim u tha se ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.
Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.
Kjo do t’iu ofrojë mbrojtjen prej infektimit apo sëmundjes së rëndë, si dhe do ta ndihmojë Kosovën në tërësi, që të kalojë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja.