Mbappe e do edhe Hakimin me vete te Reali

0 minutes, 46 seconds Read

Sipas një raportimi të Football Espana, Kylian Mbappe dëshiron t’i bashkohet Real Madridit në verë, ndërsa me vetë dëshiron ta marrë edhe bashkëlojtarin te Paris Saint-Germaini, Achraf Hakimi.

Është duke u spekuluar se anësori francez planifikon të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit falë një klauzole të përfshirë në kontratën e tij.

Në bazë të njoftimeve, ai tashmë është duke e planifikuar të ardhmen në kryeqytetin spanjoll, ndërsa pjesë e planeve të tij është edhe mbrojtësi maroken.

(Foto: Getty)

Reali është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë dhe është lidhur me Hakimin në të kaluarën.

Më herët, gazeta spanjolle, El Nacional, ka raportuar se 24-vjeçari është i interesuar të kthehet te klubi i fëmijërisë (me të cilin ka luajtur edhe në nivelin senior) nëse do të krijohej një mundësi. /Telegrafi

Publikime te ngjashme