Mbahet Samiti i Investitorëve, kryeministri Kurti i fton bizneset private të investojnë në Kosovë

1 minute, 10 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zvicër.

Në ditën e tij të parë, ai, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shefin e stafit, Luan Dalipi, këshilltarin politik për teknologji të informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj ishin folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih, të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Para më shumë se 60 ndërmarrësve dhe drejtueseve të kompanive të ndryshme, në fushën e infrastrukturës, mjedisit, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, kryeministri Kurti dhe delegacioni qeveritar prezantuan mundësitë që Kosova ofron për investitorë dhe investime të huaja.

Të pranishmit u njoftuan për përparimin në fushën e sundimit të ligjit dhe për stabilitetin institucional, për politika fiskale të zbatuara në vend, planet investive të qeverisë dhe karakteristika e fuqisë punëtore në Kosovë.

Marrë parasysh ndryshimet pozitive në dy vitet e fundit dhe kushtet e favorshme që ofrohen,
kryeministri Kurti ftoi bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë.

Pas prezantimeve hyrëse, kryeministri Kurti së bashku me këshilltarin e tij për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, po ashtu ishin pjesë e panelit të diskutimit në të cilin u trajtuan më detajisht specifikat dhe përparësitë e të bërit biznes në Kosovë

Publikime te ngjashme