fbpx

Martesa më e shkurtër në histori, çifti divorcohet pas tre minutash për arsyen shokuese

HomeKuriozitete

Martesa më e shkurtër në histori, çifti divorcohet pas tre minutash për arsyen shokuese

Edhe pse mund të duket e pabesueshme ka ndodhur. Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan, kjo sepse burri i saj i ri e quajti atë “budallaqe” para të ftuarve.

Mësohet se gruaja u mërzit aq shumë saqë i ka dhënë fund ditës më të bukur të jetës së saj brenda pak minutave. Ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata. Sipas mediave vendase, raportohet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha divorcin në të njëjtën gjykatë.

Mediat raportojnë se martesa treminutëshe e çiftit, është cilësuar edhe si më e shkurtra në histori dhe kjo ka ndodhur vetëm për një fjalë.

Por martesa e çiftit ka marrë vëmendjen e gjithë botës ku shumë komentues në rrjetet sociale e kanë uruar nusen për trimërinë e saj dhe për respektin ndaj vetes.

COMMENTS