Kosovë
Martesa e vëllait të Mimoza Kusarit me të dashurin e tij, reagon Vlora Çitaku
Ish ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar rreth martesës së vëllait të Mimoza Kusari – Lila.
Çitaku ka thënë se Ylberi, vëllai i Mimoza Kusari nuk është figurë publike dhe nuk ka as interes publik.
“Vëllau i Mimoza Kusarit është person privat. Martesa e tij nuk është çështje e interesit publik. E thirrjet homofobike janë të shëmtuara dhe të papranueshme.”, ka shkruar ajo në facebook.
