Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se marrëdhëniet me Amerikën nuk janë prishur. Ai bëri thirrje që të mos citohen politikanët serb.
Ai theksoi se personalisht u beson vetëm atyre që i citojnë politikanët amerikan.
“Kfilluni, se Amerika ka investu shume ne kete vend per me e braktise”- shkroi ndër tjerash ai.
Postimi i plote në Facebook:
“Pos qe eshte mungese totale e patriotizmit me thane qe na jane prishe marrdheniet me Ameriken dhe Serbisë i jane ndreqe, tu i citu politikanet serbe, eshte edhe e neveritshme. Kfilluni, se Amerika ka investu shume ne kete vend per me e braktise. Aq me teper kur jemi ndoshta demokracia e vetme ne rajon. Une i besoj vetem atyre qe i citojne politikanet amerikanë”.