Marinsat ukrainas kanë përdorur topat për të shkatërruar një objekt, që rusët e përdornin si depo municioni në Donetsk.

Ata pozicionuan topat në një fushë dhe pas futjes së koordinatave filluan t’i shkrepin predhat, që me saktësi të paparë goditën objektin që pas dy apo tri goditjeve u shkatërrua i tëri.

Pamjet nga ajri shfaqin momentin kur objekti hidhet në erë, ndërsa akoma nuk dihet nëse përveç municionit kishte edhe ushtarë rusë brenda objektit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas para pak çastesh i ka bërë sërish thirrje vendeve perëndimore që t’i dërgojnë Ukrainës sa më shumë armë, kryesisht armë të rënda dhe tejet precize.

E zyrtarët e BE-së sot kanë rikonfirmuar përkushtimin dhe mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar se do të vazhdojnë ta përkrahin popullin trim të Ukrainës që për asnjë moment nuk janë trembur nga agresioni rus./Telegrafi