fbpx

Man City merr kreun e tabeles në Premier League, fundos Leicester Cityn

HomeLajmeSport

Man City merr kreun e tabeles në Premier League, fundos Leicester Cityn

Manchester City tashmë është ngjitur në krye të tabelës në Premier League.

Kampionët në fuqi të Anglisë, sot mposhtën në udhëti Leicester Cityn, me rezultat 0-1, në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.

Të besuarit e Pep Guardiolës, ia dolën që nga ky udhëtim i vështirë të kthehen me pikët maksimale.

Kevin De Bruyne në minutën e 49-të realizoi golin e fitores për ‘Qytetarët’ dhe të vetmin në këtë sfidë interesante.

Pas kësaj fitore, Man City merr kreun e tabelës me 29 pikë, një më shumë së Arsenali, por kjo e fundit ka një ndeshje me pak të zhvilluar, kurse, Leicester City mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 11 pikë të tubuara./rtk