fbpx

Mali i Zi debon ambasadorin serb në këtë vend, Abazoviq kërkon nga Serbia të dërgojë ambasador të ri

HomeLajmeRajoni

Mali i Zi debon ambasadorin serb në këtë vend, Abazoviq kërkon nga Serbia të dërgojë ambasador të ri

Shefi i diplomacisë malazeze, Ranko Krivokapiq sot i ka dërguar një mesazh urgjent Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.

Ai sërish ka kërkuar që t’i ndalohet menjëherë hyrja në vend Vladimir Bozhoviqit, ambasadorit të Serbisë, i cili me vendim të Qeverisë së atij vendi është shpallur persona “non-grata”, ose largimin e tij nëse ndodhet në territorin e atij vendi.

Siç është paralajmëruar, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme më 12 gusht ndalimin e hyrjes, “pra largimin e përhershëm të personit Vladimir Bozhoviq nga Mali i Zi”, raporton rtcg.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se Bozoviq është persona “non-grata” dhe se ky vendin është ende në fuqi.

I pari i qeverisë malazeze tha se pret që Serbia të “dërgojë ambasadorin e ri” pas formimit të Qeverisë së re të shtetit serb, raporton vijesti.me.

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq njoftoi të dielën në mbrëmje se do të “kërkojë veprime të caktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke përfshirë ndalimin e hyrjes dhe daljes së V. Bozhoviqit nga territori i Malit të Zi”.

x