Kosovë
LVV rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, ndryshime në 33 qendra
Lëvizja Vetëvendosje ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 qendra të kësaj partie në Kosovë dhe në mërgatë, përcjell KosovaPost.
Përmes një njoftimi për media nga kjo parti kanë bërë të ditur se koordinatorët e rinj për 10 qendra të tjera do të emërohen në ditët në vijim.
“Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor, dje dhe pardje, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbjatur mbledhje ku ka shqyrtuar propozimet nga qendrat (degët) me ç’rast ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 nga 43 qendrat tona, ndërkohë pjesa e mbetur pritet të emërohet ditëve në vijim.
Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë.
Më poshtë janë të listuar emrat e koordinatorëve të rinj sipas qendrave (degëve) tona:
Qendra në Artanë: Abdyl Gashi
Qendra në Dardanë: Donjeta Ismajli
Qendra në Deçan: Faton Selmanaj
Qendra në Drenas: Egzona Tërdevci
Qendra Ferizaj: Fatbardha Zogaj
Qendra në Fushë Kosovë: Shpend Bardiqi
Qendra në Gjakovë: Arbërie Nagavci
Qendra në Gjilan: Alban Hyseni
Qendra në Han të Elezit: Mirsad Shkreta
Qendra Istog: Fjoralba Raci
Qendra në Junik: Lavdim Gaxherri
Qendra në Kaçanik: Jeton Raka
Qendra në Kastriot: Halil Thaqi
Qendra Lipjan: Adnan Rrustemi
Qendra në Mitrovicë: Armend Muja
Qendra Malishevë: Jetmire Vrenezi
Qendra në Pejë: Taulant Kelmendi
Qendra në Prishtinë: Arben Vitia
Qendra Prizren: Artan Abrashi
Qendra në Rahovec: Visar Korenica
Qendra në Skënderaj: Hysni Mehani
Qendra në Sharr: Erzen Krasniqi
Qendra në Shtërpcë: Shpejtim Arifi
Qendra Shtime: Qemajl Aliu
Qendra në Therandë: Salih Zyba
Qendra në Viti: Arsim Ademi
Qendrat në mërgatë:
Angli: Vlora Pireva
Australi: Sali Rexhepi
Danimarke: Bernarda Begu Radoncic
Finlandë: Bujar Hajdini
Benelux: Ilir Morina
Itali: Erald Korra
SHBA: Mimoza Hoti Prestreshi.
