fbpx

LVV-ja partia më e pasur në Kosovë, ja sa të hyra dhe shpenzime kanë edhe subjektet tjera politike

HomeLajmeKosovë

LVV-ja partia më e pasur në Kosovë, ja sa të hyra dhe shpenzime kanë edhe subjektet tjera politike

Lëvizja Vetëvendosje është para me më shumti të hyra nga të gjitha partitë parlamentare në vend.

Sipas raportit të paaudituar të publikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), partia e Kurtit ka mbi 2 milionë euro 105 mijë euro të hyra vjetore, poqë shpenzimet i ka më të larta.

Pas VV-së vjen Partia Demokratike e Kosovës e cila ka mbi 823 mijë euro të hyra gjatë vitit 2021.

Edhe PDK-ja që drejtohet nga Memli Krasniqi ka më shumë shpenzime sesa të hyra, ka dalë në humbje mbi 49 mijë euro

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbi 583 mijë euro të hyra vjetore në vitin 2021.

Subjekti politik i drejtuar nga Lumir Abdixhiku ka shpenzime mbi 1 milion e 178 mijë euro, duke pasur deficit të lartë.

Partia më e varfër po del të jetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kovovës e Ramush Haradinajt, ka të hyra mbi 294 mijë euro, ndërkaq shpenzimet i ka më të larta, mbi 477 mijë euro në vit.

Kjo nënkupton që subjektet parlamentare shqiptare kanë më shumë shpenzime sesa të hyra.