Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhja e presidentit të Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së.
“Zgjedhja e presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së. Ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit…Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet president. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Haziri para pak çastesh në Facebook.
Në Kosovë është hapur debati se kush duhet ta pasojë Hashim Thaçin në pozitën e presidentit. Tashmë kandidat për president është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, por ka edhe kandidat tjerë, edhe pse jo zyrtarisht./Ballkani.info
COMMENTS