Lushtaku: “nëse Kurti nuk jep garanci për ish krerët e UÇK-së, nuk mund të jetë kryeministër i Kosovës!

HomeKosovë

Lushtaku: “nëse Kurti nuk jep garanci për ish krerët e UÇK-së, nuk mund të jetë kryeministër i Kosovës!

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e garanton lirimin e të burgosurve që po mbahen në Hagë, ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës.“Nuk kemi nevojë me i ushtruar presion askujt se Kurti është kryeministër i Kosovës. Unë mendoj se kjo nuk do më koment. Nëse z.Kurti nuk e bën një gjë të tillë ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës. Pikë”, tha Lushtaku për RTV Dukagjini.

“Moralisht ai më nuk është kryeministër i Kosovës”, theksoi ai.

‘Nëse z.Kurti nuk e jep këtë siguri unë mendoj që z.Kurti moralisht më s’është kryeministër i Kosovës. Moralisht”, shtoi ai.

COMMENTS