fbpx

Lushtaku akuzon rëndë kryeministrin Kurti: “Ai po luan me ndjenjat e popullit, qasja e tij më kujton epokën e pushtetareve të shekullit të kaluar..”

HomeKosovë

Lushtaku akuzon rëndë kryeministrin Kurti: “Ai po luan me ndjenjat e popullit, qasja e tij më kujton epokën e pushtetareve të shekullit të kaluar..”

Deputeti Mergim Lushtaku ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për të përditshmën kroate “Vecernji list”, ku tha se nuk përjashtohet mundësia e nisjes së një lufte në Kosovë.

Lushtaku përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri nuk duhet të luaj me ndjenjat e popullit, meqë prezenca e ShBA-së dhe NATO-s eliminon mundësitë reale për luftë.

“Kjo qasje e Kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës” shkroi Lushtaku në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

x