fbpx

Lulzim Basha: Kurrë nuk kam qenë pjesë e një procesi kundër UÇK!

HomeLajmeShqiperi

Lulzim Basha: Kurrë nuk kam qenë pjesë e një procesi kundër UÇK!

Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e bëra në adresë të tij se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Martyt dhe ka marrë kasetën e masakrës së Krushës së Madhe.

Basha tha se ai dy herë ka marrë pjesë në hetimet e asaj kohë, një në hetimin që ngriti akuza ndaj Millosheviçit dhe një në vitet 2000 në Mitrovicë, për krimet e kryera atje nga serbët.

“Kaseta e masakrës së Krushës është marrë nga Dash Peza si përkthyes i BBC siç e tha edhe Dash Peza. Ishte një trillim dhe fabrikim. Nuk ndihem as prekur dhe as cenuar. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Dhe faktin që Peza tregon se kaseta është marrë nga BBC dhe e kanë transmetuar të gjithë. E tha këtë Dash Peza. Ai mund të jetë mik apo ish-mik i Edi Ramës, por nuk mund të jetë miku im.

Kurrë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi. E tha mirë Baton Haxhiu që ajo që është thënë nuk është e vërtetë për arrestimin e një ish-komandanti të UÇK-së. Dy hetime kam bërë. Kam bërë pjesë në ekipin që ngriti akuzën ndaj Millosheviçit në 98-99. Kam qenë pjesë e këtij ekipi. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi. Në Mitrovicë kemi hetuar disa krime në 2000. Vetëm me këto hetime jam marrë unë. Edhe për shtëpinë e verdhë nuk kam qenë asnjëherë. Janë gënjeshtra. Janë mashtrime”, tha Basha në Tv Klan.

COMMENTS