fbpx

Lukashenko pretendon se Ukraina ka lëshuar raketa në territorin e Bjellorusisë, s’ofron prova

HomeLajmeBota

Lukashenko pretendon se Ukraina ka lëshuar raketa në territorin e Bjellorusisë, s’ofron prova

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka pohuar se Ukraina u përpoq të sulmonte objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më parë, shkruan Sky News të shtunën.

Lukashenko, aleat kryesor i Vladimir Putinit të Rusisë, ka thënë se të gjitha raketat ishin neutralizuar, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Ai ka shtuar se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Ukrainën.

Udhëheqësi bjellorus nuk dha prova për pretendimet e tij.

Bjellorusia është aleate e ngushtë i Rusisë dhe e lejoi Moskën të përdorte territorin bjellorus për të dërguar trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

COMMENTS

x