Connect with us

Lajme

Luizi ‘pushton’ Tik Tok-un, shënohet rekord kërkimesh me emrin e tij

Publikuar

me

Këngëtari Luiz Ejlli ka arritur që brenda pak javësh të kthehet në një ndër emrat më të komentuar dhe më të kërkuar në media sociale.

Hyrja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania ka zgjuar kureshtjen edhe më shumë për këtë format dhe çdo veprim apo fjalë e tij bëhet virale.

Rrjetet sociale janë ‘pushtuar’ nga këngëtari dhe është gati e pamundur që të mos hasni në ndonjë video ku ai bën batuta apo i sfidon banorët e tjerë të shtëpisë.

Vetëm në platformën e TikTok-ut emri i Luiz Ejllit ka më shumë se 644 milionë ‘hashtag’-s ndërsa ka mbi 87 milionë MS të tjerë.

 

Reklama