Connect with us

Lajme

Luiz Ejlli akuzon Adi Krastën: Paratë e fitores së “Etheve” nuk i mora kurrë – me ato u blenë vetura nga produksioni këtij spektakli

Publikuar

me

Luiz Ejlli është aktualisht një prej personazheve më të komentuar të momentit.

Karriera e tij i pati fillet në spektakli ne talenteve, “Ethet e së premtes”, ku ishte shpallur fitues i një prej edicioneve.

Megjithatë në një prej ditëve të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, teksa e diskutonte këtë eksperiencë me banorët, ai rrëfeu disa të pathëna.

Luiz Ejlli (Foto: Big Brother VIP Albania)

Këngëtari shkodran tha se pavarësisht shpërblimeve të premtuara, ai nuk kishte marrë asgjë nga ky spektakël, producent i të cilit ishte gazetari i njohur Adi Krasta.

“Fituesi kishte 10 mijë euro, një çift në Antalia dhe tre muaj shkollë në ‘Cambrige’ dhe unë nuk mora asnjërën. Blenë ata makina për vete”, ka deklaruar këngëtari Ejlli.

Ndërkohë kur u pyet nëse kjo ishte dorë e RTSh-së, Luizi tha jo, duke potencuar se “Ethet e së premtes” ishte produksion më vete i udhëhequr nga Adi Krasta dhe miqtë e tij.

Ndërkohë, një reagim nga vet Krasta lidhur me këtë çështje nuk ka pasur ende./Telegrafi

Reklama