fbpx

Luis Suarez te Juventusi, gjithmonë më afër

HomeSportSporti ndërkombëtar

Luis Suarez te Juventusi, gjithmonë më afër

Kur po punohet për largimin e Gonzalo Higuain, Juventus është në treg për një sulmues dhe mendohet se tashmë negociatat janë mbyllur me Luis Suarez.

Uruguaiani konsiderohet si lojtar i tepërt nga trajneri i ri Ronald Koeman dhe tani ai po kërkon një klub të ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari dhe Juventusi kanë rënë dakord për kushtet personale pas një takimi mes klubit dhe

përfaqësuesve të lojtarit.

Luis Suarez (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Sulmuesi, i cili ka kaluar gjashtë vjet në Barcelonë, fillimisht ishte kontaktuar nga nënkryetari i klubit, Pavel Nedved, para se të mbahej takimi i dytë.

Paga e lojtarit në kontratë mendohet të jetë rreth dhjetë milionë eurove në vit, pothuajse e njëjtë që merr te Barcelona.

Juventus do të duhet të paguajë edhe pesë milion euro të tjera për të siguruar uruguaianin, për shkak të taksave në Itali. Një tjetër lojtar që Juventus mendohet të jetë i interesuar është Eden Dzeko i Romës.

Sidoqoftë, Juventusi do të duhet të paguante një tarifë transferimi prej rreth dhjetë milion për boshnjakun, përveç pagave të tij me çka flitet se kanë vendosur për Suarezin.

COMMENTS