Luftimet vazhdojnë në Bakhmut, anëtarët e Azovit publikuan pamje nga vija e frontit

1 minute, 21 seconds Read

Për muaj të tërë, forcat ruse, duke përfshirë mercenarë nga grupi Wagner, kanë sulmuar pa pushim qytetin e Bakhmut në një përpjekje për të marrë kontrollin e të gjithë rajonit të Donbasit, por pa rezultat.

Luftimet janë intensifikuar javën e kaluar dhe pjesëtarët e regjimentit Azov, të cilët u dalluan me një luftë heroike në Mariupol, gjithashtu ishin të pranishëm në vijën e parë të mbrojtjes së qytetit.

Anëtarët e Azovit publikuan një video në rrjetet sociale ku mund të shihet shkalla e shkatërrimit të qytetit dhe luftën nga afër me armikun.

Të martën, media shtetërore ruse ndau një deklaratë të kreut të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin në lidhje me luftimet për të thyer linjat ukrainase rreth qytetit.

Ai tha se ka “500 linja mbrojtjeje” dhe se çdo shtëpi është një “kështjellë”.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se pushtimi i qytetit do të kishte “vlerë të kufizuar operacionale” për Moskën, megjithëse shtoi se “potencialisht do të lejonte Rusinë të kërcënonte zonat më të mëdha urbane të Kramatorsk dhe Sloviansk”.

Të martën, ministria njoftoi se nuk ka gjasa që forcat e Kremlinit të bëjnë një përparim të rëndësishëm pranë Bakhmut në javët e ardhshme. /Telegrafi

Publikime te ngjashme