fbpx
HomeKuriozitete

Luajti numrat e njëjtë në lotari për 25 vite, kanadezes më në fund i buzëqeshi fati

Për shkak të pandemisë globale të coronavirusit, tërheqja e parave të fituara në lotari u bë edhe më shumë interesante.

Për herë të parë në historinë e lotarisë në Quebec, një fituesit iu dha një çek prej gjashtë milionë dollarësh nga një robot.

Pas 25 vjetësh duke luajtur të njëjtat numra me fat, Guylaine Desjardins, një banore e Laurentides, fitoi lotarinë. Multimilioneria e re bleu biletën e lotarisë në vendin e saj të punës duke përdorur numrat 1, 12, 27, 30, 34, 49 dhe numrin e bonusit 35.

Në përpjekje për t’iu përmbajtur udhëzimeve të shëndetit publik, ceremonia e mbajtur më 23 korrik u transmetua drejtpërdrejt në Facebook dhe të pranishmit mbanin maska dhe distancë fizike – përveç robotit të quajtur SARA.

U deshën disa ditë për të kuptuar se ajo po mbante një biletë fituese prej gjashtë milion dollarësh, sipas një njoftimit të Loto-Quebec. Sipas këtyre të fundit, bileta kushton tre dollarë gjersa shanset për fituar është 1 në 14 milionë.

Ndërkohë, fituesja me fat planifikon të përdorë pasurinë për t’i blerë vetes një motor me tre rrota dhe të udhëtojë pasi të jenë hequr udhëzimet e sigurisë pandemike.

COMMENTS

x