LSI ndryshon emrin dhe statutin e partisë

HomeLajmeShqiperi

LSI ndryshon emrin dhe statutin e partisë

Lëvizja Socialiste ka vendosur të ndryshojë emrin e saj si forcë politike.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të partisë.

“Konventa Kombëtare që mbahet sot, ngjan për nga momenti kritik, me mbledhjen e parë të themelimit të saj, në vitin 2004. Për fat të keq, situata është rënduar më shumë se kurrë, ku demokracia shqiptare është sërish në rrezik të madh.Por sot, pas 18 vitesh kontribut në arenën politike të vendit, LSI e konsideron të përmbushur misionin e saj fillestar të krijimit. Ndaj, koha na kërkon një dimension thellësisht të ri, shumë më të gjerë, e gjithëpërfshirës dhe një përgjegjshmëri maksimale pasi, fatet e vendit janë më të rrezikuara se kurrë”, tha Endrit Braimllari, Sekretari i Pergjithshem i LSI.

“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon:

Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së parisë.

Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”, tha Silva Caka.

COMMENTS

x