fbpx

Loredana Zefi pozon me orë dore afro 12 mijë euro

HomeMagazina

Loredana Zefi pozon me orë dore afro 12 mijë euro

Reperja Loredana Zefi është njëra ndër rep-artistet më të pëlqyera në trevat shqiptare dhe jo vetëm.

Ajo ka një karrierë shumë të suksesshme në Gjermani dhe Zvicër, teksa të ardhurat e mira nga muzika, ia kanë mundësuar reperes që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Këtë e dëshmon edhe fakti se ajo nuk kursehet fare për paraqitjet e saj, të cilat në të shumtën e rasteve kalojnë shifrën e mijëra eurove.

E tillë është paraqitja e saj në një nga fotografitë e fundit në rrjetet sociale, ku reperja Zefi ka pozuar me një orë dore të markës “Rolex”, e cila kushton hiç më pak se 11 653 euro.

View this post on Instagram

@loredana wearing @asos Crop cami with ruched front (€13) @rolex (€11.653).

A post shared by MPM (@mespermes) on

Ka qenë faqja “Mespërmes”, ajo e cila ka publikuar një fotografi të rep-artistes, bashkë me orën e kushtueshme që ajo bart me vete.

Loredana është komentuar shpesh për jetën luksoze që bën, teksa vitin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të skandalit me një çifti zviceran, të cilët e akuzonin për zhvatje të parave dhe kanosje. /Telegrafi/

COMMENTS

x