Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull, ndaj Aston Villas.
“Të Kuqtë” fituan 2-1 në “Villa Park”, për të vazhduar ndjekjen e titullit të 20-të në Premier League.
Ndeshja filloi më mirë për vendasit që gjetën golin në minutën e 4’ me anë të Douglas Luis.
Gjithsesi, ky avantazh i hershëm nuk zgjati shumë, pasi për skuadrën e Jurgen Klopp kjo ishte një alarm zgjimi, transmeton lajmi.net.
Dy minuta më vonë, Joel Matip, pas një zgjatjeje, shënoi për 1-1.
Skuadra e Steven Gerrard rrezikoi disa herë gjatë pjesës së parë, por tentativat rezultuan të pasuksesshme.
Pjesa e dytë solli golin e avantazhit për Liverpool që shënoi përmes Sadio Mane në minutën e 65’.
Ndonëse përpiqej, Aston Villa nuk arriti të bënte më shumë sesa goli i pjesës së parë, ndërsa Gerrard “ia liroi rrugën” ish-skuadrës së tij, duke e pranuar ballëhapur disfatën. /Lajmi.net
COMMENTS