fbpx

Lista Serbe: Milan Kovaçeviq u sulmua në Runikë të Skenderajt

HomeKosovë

Lista Serbe: Milan Kovaçeviq u sulmua në Runikë të Skenderajt

Milan Kovaçeviq është sulmuar në fshatin Runik të Skenderajt, thotë Lista Serbe përmes një deklarate.

Sipas tyre, ky sulm është pasojë e drejtpërdrejte e politikës, siç e quajtën ata, anti-serbe e Kosovës, ku thanë se qindra forca të Njësisë Speciale u dërguan në veri, por asnjë në Skenderaj për ta mbrojtur Kovaçeviqin.

“Qindra forca speciale u dërguan nga Prishtina për të kërcënuar serbët në veri, por ata nuk dërguan asnjë për të mbrojtur Milanin në Runik, ose të paktën për të arrestuar dikë dhe për të vënë drejtësi për këtë sulm të turpshëm”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Më tej, kjo parti ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se ata kanë dështuar në mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.

Tutje, ata thanë se e gjithë kjo është rezultat i marrëdhënieve të Qeverisë së Kosovës me serbët.

“Ne duam të jetojmë në paqe e të punojmë, a është kjo kërkesë e tepërt për shtetet më të fuqishme të botës që janë prezente në Kosovë me forcat e tyre ushtarake për 22 vjet?”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërsa, rreth një orë më herët, Policia e Kosovës, përmes një deklarate bënë të ditur se gjatë ditës së sotme kur edhe është mbajtur referendumi në Serbi, dita ka kaluar e qetë në Kosovë dhe pa ndonjë incident madhor.

COMMENTS