Lista e filmave që do të vijnë gjatë muajit korrik

HomeMagazina

Lista e filmave që do të vijnë gjatë muajit korrik

Pandemia e coronavirusit ka ndërprerë xhirimet e shumë filmave dhe në këtë mënyrë i ka shtyrë premierat e shumë prej tyre.

Tani, kur bota po qetësohet dalëngadalë, faqja Screenrant ka sjellë titujt e disa filmave që do të shfaqen para fansave në fillim të verës. Nëse nuk mund të shfaqen në kinema, atëherë do të transmetohen përmes platformave të ndryshme ‘online’.

Më 1 korrik pritet të shfaqet filmi “Unhinged”, me Russell Crowe në rolin kryesor dhe me regji të Derrick Borte.

Më 10 korrik, Sony Pictures do ta prezantojë filmin “The Broken Hearts Gallery”, në të cilin rolet kryesore i luajnë Natalie Krinsky dhe Geraldine Viswanathan, ndërsa Selena Gomez është producente.

Një prej filmave të shumëpritur të vitit 2020 është “Tenet”, realizim i filmbërësi të njohur Christopher Nolan që pritet të shfaqet më 17 korrik, John David Washington luan rolin kryesor.

“Mulan”, filmi të cilin Disney kishte planifikuar ta publikonte në pranverë, do të shfaqet më 24 korrik.

Në ditën e fundit të muajit korrik do të shfaqet filmin “Greenland”, në të cilin rolin kryesor e luan Gerard Butler, ndërsa regjinë e ka bërë Ric Roman Waugh. /Telegrafi

Loading...