fbpx

Lirohen pak nafta dhe benzina, çmimet për 24 orët e ardhshme

HomeLajmeKosovë

Lirohen pak nafta dhe benzina, çmimet për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin për çmimet e derivateve në 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 67 centë, i benzinës 1 euro e 34 centë, derisa i gazit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta e benzina janë liruar për 1 cent.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide në 24 orët e ardhshme.

x