Connect with us

Kosovë

Limaj thotë se kur e kishin kontrollin, Gjuriqin e kanë ngre zhag, nuk bahet shteti me aventurista!

Publikuar

me

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duke kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për vendimet që ka marrë lidhur me gjendjen e krijuar në Veri ia ka kujtuar kohën kur Njësia Speciale me urdhër të Qeverisë PAN kishte ngrehur zhag Marko Gjuriq i cili ishte shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Limaj thotë se kur ka ndodhur ky rast askush nuk ka dal me protestu sepse veprimi ka qenë i drejtë dhe në partneritet me miqtë.

“Kur e kemi pas ne kontrollin, Gjuriqin ta ngrehshim zhag, me shkelma Njësia Speciale ka hi ne asamblenë  e tyre. A ka dal dikush me protestë? Jo, sepse ne kemi pas të drejtë. Se nuk e ka bërë për arrogancë me kallxu force sepse në vazhdën e gabimeve dhe sjelljes së papërgjegjshme të organeve të Serbisë vjen  një moment kur shteti intervenon ama në partneritet me miqtë”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Reklama