fbpx

Limaj për qeverinë: Iu them goxha moti, këta djem nuk e dinë çka është shteti

HomeLajmeKosovë

Limaj për qeverinë: Iu them goxha moti, këta djem nuk e dinë çka është shteti

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj thotë se Qeveria Kurti po ballafaqohet për herë të parë në dialog me Serbinë, dhe për atë nuk e dinë se çfarë po bëjnë.

Duke komentuar takimin e fundit për targat, ai po ashtu theksoi se Kurti “po i prish” punët në Bruksel, ndërsa në Kosovë thotë se Amerika do ta zgjidhë problemin.

Sipas tij, në Bruksel është vështirë dhe krerët e Qeverisë nuk e kanë kuptuar këtë.

“Këta djem nuk dinë, unë po ju them goxha moti, Nuk e dinë këta djem çka është shteti. Këta për herë të parë po ballafaqohen. Tetë orë negociata me t’i marr tetë vjet jetë. Unë e di çka është shteti brena, është jetë. Sepse je duke folur për çështje vendimtare për vendin tonë. Lehtë është nga studio me kritiku e me dhanë mendime, atje është vështirë. Këta djem nuk e kanë kuptuar këtë gjë”, tha ai.

Limaj tha se kryeministri, Albin Kurti “të prish me krejt” në Bruksel, e vjen në Kosovë e thotë mos pyetni për veriun se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta zgjidhin problemin.

“Prandaj ka edhe ky disbalancë, ka ky ç’orientim. Atje të prish me krejt, këtu vjen thotë jo veriun a, unë po shkoj me flejt 48 orë. Kështu me përkthy, po shkoj me flejt, 48 orë ju kam dhënë tash mos më pytni ma për veriun. Amerika e zgjidh. Po në qoftë ashtu, pse na bërë telashe gjashtë muaj, Amerika ta ka dhënë propozimin, pse se pranove para dy muajve, tre muajve këtë far pune?!”, shtoi ai.