fbpx

Limaj fton opozitën që të bojkotojë punimet në Kuvend, derisa të shkarkohet ministri Murati

HomeLajmeKosovë

Limaj fton opozitën që të bojkotojë punimet në Kuvend, derisa të shkarkohet ministri Murati

Kreu i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka kërkuar nga opozita parlamentare të bojkotoj të gjitha punimet në Kuvendin e Kosovës, derisa të shkarkohet Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Përmes një shkrimi në Twitter, Limaj thotë se shkarkimi i Muratit duhet të bëhet patjetër pasi sipas tij, është tallur me sakrificën, vuajtjet dhe vlerat e popullit.

“Ftoj opozitën parlamentare që t’i bojkotoj punimet e Kuvendit, deri sa të shkarkohet ky ministër që fyen, ofendon dhe tallet me sakrificën, vuajtjen dhe vlerat e këtij populli mbi të cilat ka ardhur liria dhe është ndërtuar shteti”, ka shkruar Limaj.

COMMENTS

x