fbpx

Liga e Kampionëve kthehet sot, dy përballje të forta për dy vendet në çerekfinale

HomeLajme

Liga e Kampionëve kthehet sot, dy përballje të forta për dy vendet në çerekfinale

Të premten kthehet Liga e Kampionëve pas një pushimi të detyruar më të gjatë se pesë muajsh shkaku i pandemisë Covid-19.

Disa ndeshje të Ligës së Kampionëve të fazës së 1/8-tës kanë mbetur pa zhvilluar ndeshjen e fundit pas pezullimit të futbollit shkaku i pandemisë.

Megjithatë, pas plot pesë muajsh tani rikthehet ethet e futbollit magjik të garës më prestigjioze ekipore.

Sot janë në plan të zhvillohet dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës, ku katër skuadra luajnë për dy vende të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Përballje më e fortë dhe më interesante pritet të zhvillohet në Etihad, ku Manchester City pret Real Madridin.

COMMENTS