fbpx

Liderët e këtyre shteteve nuk do të lejohen të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

HomeLajmeBota

Liderët e këtyre shteteve nuk do të lejohen të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman nuk pritet të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Lajmin e dha për Reuters një burim i Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Burimi tha se ndryshimi i qëndrimit është bërë nga vetë sauditët.

Grupet e të drejtave të njeriut kishin kritikuar vendimin për të ftuar Princin e Kurorës, i cili është sundimtari de fakto i Arabisë Saudite. Princi, i njohur si “MBS”, është akuzuar nga inteligjenca perëndimore se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Ai e mohon akuzën. Por ai është konsideruar si një i padëshiruar në Perëndim pas kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka qenë në Britani që nga vrasja e gazetarit brenda Konsullatës Saudite në Stamboll.
Burime pranë Ambasadës Saudite konfirmuan më herët se Princi i Kurorës do ta vizitonte Londrën këtë fundjavë. Tashmë duket se plani ka ndryshuar për shkak të reagimeve. Megjithatë Princi Turki al-Faisal, një tjetër mbretëror i lartë saudit, pritet të marrë pjesë në funeralin në vend të tij.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se ftesa për Mohammed Bin Salman anashkalonte historinë e tmerrshme të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Një ftesë për Kinën shkaktoi gjithashtu polemika. Kjo për shkak të trajtimit të Pekinit ndaj ujgurëve myslimanë në Xinjiang. Kina ka konfirmuar se do të dërgojë zëvendëspresidentin e saj, Wang Qishan, në funeral.

Kush nuk është ftuar

Përfaqësues nga Siria, Venezuela dhe Afganistani nuk janë ftuar në ceremoni. Kjo pasi Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie të plota diplomatike me këto vende. Askush nga Rusia, Bjellorusia dhe Myanmar nuk është ftuar gjithashtu.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës. Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai “nuk po e mendonte” pjesëmarrjen në funeralin e Mbretëreshës.https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Pushtimi u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë. Britania e Madhe ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj diplomatike edhe në Mianmar që nga një grusht shteti ushtarak vitin e kaluar. Koreja e Veriut dhe Nikaragua janë ftuar të dërgojnë vetëm ambasadorë dhe jo krerët e shteteve.

x