fbpx

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Presidentja e Hungarisë jep premtimin e madh

HomeLajmeKosovë

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Presidentja e Hungarisë jep premtimin e madh

“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka thënë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak gjatë vizitës së saj zyrtare, më 13 shtator, në Prishtinë.

Në konferencën e përbashkët, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo tha se vendi i saj do që të luaj rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti “ashtu që mos te këtë më Iuftë në Evropë”.

“Kanë kaluar 20 vite prej përfundimit të Iuftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi Iuftën në Ukrainë dhe është tejet me rëndësi që kjo Iuftë të shmangë Evropën”, tha Novak.

Ndërsa Osmani tha se shpreson që të ketë liberalizim të vizave gjatë presidencës çeke.Sipas saj, se ka ardhur koha që marrëdhëniet me Kosovës dhe Bashkimit Evropian të ngriten në një nivel më të lartë, dhe që sipas saj, “Kosova këtë vit do të aplikoj për statusin e vendit kandidat”.

Novak para Prishtinës ka qëndruar në vizita zyrtare në Bukuresht, Beograd dhe Zagreb.Gjatë samitit të Procesit Bërdo-Brioni, më 12 shtator, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave.

Radio Evropa e Lirë shkruan se sipas tij, kjo thirrje është edhe pjesë e konkluzioneve që u miratuan pas samitit të së hënës.Ndryshe nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.Kosovës i janë vendosur dhjetëra kritere, edhe shtesë, të cilat, sipas të dyja palëve, janë plotësuar. Megjithatë, nga viti 2018, shtetet e BE-së nuk kanë arritur pajtim për t’iu mundësuar kosovarëve lëvizje të lirë.Rezerva të mëdha kanë shprehur sidomos Franca dhe Holanda.Aktualisht Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim -Asociimi (MSA) të nënshkruar me BE-në.Kjo marrëveshje kontraktuale, e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian – është nënshkruar në vitin 2014, ndërsa ka hyrë në fuqi më 2016.

x