fbpx

“Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ndodhë këtë vit!”

HomeLajmeKosovë

“Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ndodhë këtë vit!”

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit, kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann 

Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon