Kosovë
Lëvizja Vetvendosje dërgon telegram ngushëllimi për zjarrin në Tetovë
Lëvizja Vetvendosje:
Telegram Ngushëllimi
Ngjarja e mbrëmshme tragjike e djegies së spitalit në Tetovë që la 14 të vdekur e shumë të lënduar na ka tronditur dhe prekur thellë.
Një shpërthimi të tillë brenda spitalit, në këtë kohë kur të gjitha segmentet e shoqërisë dhe shtetit janë vënë në dispozicion të mirëqenies së pacientëve e kundër një virusi që po na kërcënon në vazhdimësi, i duhet një hetim serioz prej organeve të rendit brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët e atyre që humbën më të afërmit e tyre. Duke bashkëndjerë dhimbjen me ta, të lënduarve të tjerë ju urojmë shërim sa më të shpejtë e kthim te familjarët e tyre.
Ngjarje të rënda e tragjike si kjo na mbajnë bashkë e pranë njëri tjetrit.
