fbpx

Lëshohen në qarkullim pulla postare me katër heronj të Kosovës

HomeLajmeKosovë

Lëshohen në qarkullim pulla postare me katër heronj të Kosovës

Posta e Kosovës, lëshoi në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “Tahir Zemaj, Tahir Meha, Mehë Uka dhe Ismet Rrahmani”.

Përmes këtyre pullave postare që bartin imazhet e figurave të ndritura të kombit, nderohet heroizmi i tyre, thuhet në njoftimin e postës.

“Me këtë rast, U.D. Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë të saj, priti në Postën e Kosovës anëtarë të familjeve të heronjve me mirëseardhje e vlerësim të lartë për kontributin e tyre dhe flijuan për çlirimin e Kosovës. Ajo paraqiti rolin dhe rëndësinë që kanë pullat postare, të cilat na bëjnë krenar teksa shëtitin botën edhe në vendet ku nuk e njohin shtetësinë tonë. Përfaqësuesit e familjeve të heronjve, falënderuan secili prej tyre komisionin e Ministrisë së Ekonomisë dhe udhëheqjen e Postës së Kosovës, për nderin që iu është bërë më të dashurve familjarëve të tyre që po përjetësohen edhe në pulla postare”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

“Filatelia e Postës së Kosovës, çdo herë do të kujdeset për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona, në këtë ceremoni në shenjë mirënjohje, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu iu dhuroi pullat e para postare, si dhe nga një pullë postare të punuara në bronz katër përfaqësuesve të familjeve prezent”, përfundon njoftimi.

COMMENTS

x