Ledri Vula ‘hidhet përpjetë’ në ditëlindjen e tij: Përgjithmonë i ri, nuk plakem

HomeMagazina

Ledri Vula ‘hidhet përpjetë’ në ditëlindjen e tij: Përgjithmonë i ri, nuk plakem

Reperi i njohur i estradës, Ledri Vula feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 35-të.

Me këtë rast ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët e tij.

E teksa po feston 25-vjetorin e ardhjes në jetë, Ledri vendosi që një ditë si kjo ta shënojë ndryshe.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Ai vendosi që të publikojë dy fotografi në rrjetin social Instagram, në njërën prej së cilave shfaqej duke u hedhur përpjetë.

“I ri përgjithmonë, nuk plakem”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga fansat në hapësirën për komente.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Ledri përndryshe është duke u treguar shumë aktiv gjatë kësaj vere me projekte muzikore, duke publikuar plot tri të tilla.

Fillimisht ai solli këngën e tij të parë solo, “Don Mo”, më pas bashkëpunimin me Majk, “Marr” dhe së fundmi trion me Kidën dhe Butrint Imerin, “Dale” – këngë e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

COMMENTS